Melinda Ademi ka folur për herë të parë për nënën e saj të ndjerë, e cila ndërroi jetë në mars pas një beteje të gjatë me kancerin.
Reperja ka dhënë së fundmi intervistën e parë pas shumë kohësh, ku dhe ka folur për të ndjerën.
Melinda rrëfeu e përlotur se e ëma ka luftuar me sëmundjen e rëndë për 6 vite.
“Ka luftu shumë me kan prezente, dhe jam shumë e lumtur që ka mujt me m’pa me performu, me pas sukses. Më ka shty me qenë më e fortë, mos e me lan punën anash, vetë ka qenë shumë e fortë.”, tha Melinda.
“U mërzit shumë, ndoshta e ka ditur që ka me shkuar dhe nuk ka dasht. Ka dasht me nejt, me na pa tu u rrit dhe as nuk u bo gjyshe. shkoi shumë herët me 50 vjet. Kisha pas qejf me e kthyer dhe njëherë, por ka qenë e shkrume ashtu. “, tregoi mes lotësh reperja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.