×
  • Show Time
  • Show Time

    DJ Regrad performon sonte në Prishtinë

    Reporteri
    26 Korrik 2021 | 16:54

    Dj Regard është një nga emrat më të kërkuar të momentit në tregun ndërkombëtar.


    Pas shumë performancave nëpër vende të ndryshme të botës, i riu nga Ferizaj sonte do të performojë në Prishtinë.

    Duke qenë se sonte (e hënë 26 korrik) do të bëhet hapja e klubit më të ri në vend “VENOM”, Dj Regard do t’i argëtojë publikun kosovarë me setet e tij muzikore.

    Muzika e tij do të fillojë qysh në ora 21:00, atëherë kur do të hapen edhe dyert e këtij klubi madhështor, adresa e të cilit është në dalje të Prishtinës, magjistralja për Ferizaj.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by VENOM (@venomkosova)

    DJ Regard është një nga DJ më të kërkuar në botë. Kosovari nga Ferizaj, emri i plotë i të cilit është Dardan Aliu, karrierën e tij e nisi në Kosovë, derisa shumë shpejt u bë i famshëm në gjithë boten me muzikën e tij.

    Performanca e tij sonte në “VENOM” është paraqitja e parë e ferizajasit në një klub në Prishtinë, prej kur u bë i njohur ndërkombëtarisht.

    Pas performances së sotme në kryeqytetin kosovar ai do të vazhdoj me tourin e tij europian në qytetet e kryeqytetet tjera, si Budpest, Zurich, Split etj.. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!