Ajo aktualisht po shijon një pushim me të dashurin e saj Anwar Hadid dhe familjen në Shqipëri.
Dhe Dua Lipa dukej mjaft e bujshme të hënën kur shijoi në maksimum kohën e saj, teksa u shfaq e veshur me një palë bikini të vogla, duke marrë rreze dielli, shkruan DailyMail.
Duke e ndarë videon me fansat e saj në Instagram, krijuesja e hiteve e zhvendosi kamerën mbi trupin e saj të tonifikuar, ndërsa relaksohej në një shezlon.
Teksa tregonte figurën e trupit, ajo njëherësh vuri në pah edhe koleksionin e saj mbresëlënës të tatuazheve të krahëve.
Ylli fitues i çmimeve “Grammy” zbukuroi veshët dhe një vështrim të shkurtër të vathit të vendosur në kërthizë, ndërsa lëvizte kamerën mbi fizikun e saj të tonifikuar.
Dua shtoi një filtër retro mbi klipin e saj të shkurtër të publikuar në Instagram.
Kjo vjen një ditë pasi këngëtarja e hitit “New Rules” publikoi disafotografi të tjera në Instagram, ku shfaqej e lumtur në krahët e të dashurit të saj, 22 vjeçarit Anwar Hadid.
Ishte e qartë nga fotografitë që familja po kalonin mirë në udhëtimin familjar.
Dua dhe Anwar janë aktualisht me prindërit e këngëtares, Dukagjin dhe Anesa në Shqipëri, ku Dua bëri një paraqitje në sheshin e ndërtimit të Kopshtit ‘Sunny Hill’ në Tiranë javën e kaluar.
Shkolla u rrëzua gjatë një tërmeti në vitin 2019 por është rindërtuar përmes fondacionit bamirës të artistes shqiptare dhe do të mirëpresë mbi 300 fëmijë kur të hapet në shtator.
Dua ka lindur në Londër nga prindër shqiptarë kosovarë të cilët emigruan në vitet 90’ në Londër për të ikur nga konflikti dhe paqëndrueshmëria politike në Ballkan.
Këngëtarja e hitit “Levitating” dhe vëllai i vogël i motrave modele Bella dhe Gigi Hadid filluan lidhjen në qershor të vitit 2019, dhe prej atëherë janë bashkë.