Dogana e Kosovës ka mbledhur këtë vit për rreth 30 për qind më shumë të hyra se sa gjatë vitit të kaluar. Sot është tejkaluar shuma prej 700 milionë eurove të hyra.
Dogana e Kosovë ka bërë të ditur se sot ka tejkaluar 700 milionë euro te hyra.
Kjo sipas Doganës paraqet herën e parë që arrihet ky rekord në mbledhjen e të hyrave.
Nga Dogana e Kosovës kanë thënë se ka pasur rritje të të hyrave për rreth 30 për qind nga viti i kaluar.
“Respektivisht, sot janë raportuar 701.2 milion euro e që në krahasim me vitin e kaluar paraqesin rritje me rreth 30% më shumë pasi vitin e kaluar kishim 543.5 milion””, thuhet nga Dogana.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.