Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo nuk po kalon momente të mira në jetë, kjo pasi që motra e tij, Katia, është shtruar në spital pasi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.


Katia është infektuar me koronavirus dhe nuk po e merr vetën që një javë.

Reklamë

Katia ka publikuar një status më herët duke u shprehur se është shtruar në spital pas infektimit me virus.

“Unë u infektova, dreq, që nga 17 korriku jam pozitiv dhe kam qenë në izolim në shtëpi shumë mirë, me pak simptoma, por duke mbajtur protokollin sipas rregullave. Fatkeqësisht që nga e premtja e kaluar, në datë 23, u bëra më keq dhe kam pneumoni për shkak të virusit të mallkuar. Shkurtimisht, kam ardhur në spital”, ka shkruar ajo.