Sabri Fejzullahu është një nga emrat më të vjetër në estardën shqiptare.
Duke qenë mjaft i pëlqyer, çdo projekt i tij është kthyer në hit, ndërsa numëron mbi 40 vite karrierë muzikore, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.
Këngëtari po ka një agjendë të ngjeshur me koncerte, duke qenë se më shumë se një vit kanë pauzuar.
Fejzullahu mbrëmë ishte në një klub nate në Ferizaj, ku një mërgimtarë që ishte i pranishëm aty mbante në duar një telefon ku shkruhej “Ta hangsha zemrën”, shprehje e famshme kjo e këngëtarit.
Gjithashtu edhe vet Sabri Fejzullahu përshëndeti të gjithë mërgimtarët që kishin ardhur për t’u argëtuar me këngët e tij.
““Ja’u ha zemrën krejtve. Ata që kanë ardh nga diaspora këtu, ju përshëndes me loçke të zemrës. Diaspora jeni pjesa më me vlerë e popullit shqiptar. Ju bekoftë i madhi Zot”, ishin fjalët e tij.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.