Turqia është shteti i radhës i cili po përballet me krizën e ndryshimeve klimatike.
Shumë vende në Turqinë jugore janë përfshirë nga zjarri, shkaku i temperaturave të larta gjatë këtyre ditëve.
Si rrjedhojë në rrjetet sociale ka nisur edhe një fushatë sensibilizimi të quajtur “Lutemi për Turqinë”.
E me një fatkeqësi të tillë po bashkëndien edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, e cila këto ditë ndodhet në Shqipëri.
Dua përmes një fotografie të rishpërndarë në InstaStory ka shkruar se ky ndryshim klimatik që ka kapluar botën është i vërtetë dhe duhet të mësojmë të përballemi me të.
“Planeti jonë i shkretë është duke qarë. Kur do ta shohim se ky ndryshim i klimës është i vërtetë. Ne duhet të përballemi me faktet. Mbroni nënën tonë. Turqi jam me ju”, ka shkruar Dua Lipa në InsatStory.
Përndryshe sipas medieve turke, të paktën tre persona kanë humbur jetën deri më tash dhe dhjetëra tjerë kanë përfunduar në spital, si pasojë e zjarrit të madh që erërat e kanë shtyrë drejt qytetit dhe destinacionit të njohur turistik – Mangvata të Antalisë, në jug të Turqisë, kanë bërë të ditur zyrtarët lokalë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.