×
  • Show Time
  • Show Time

    Boris dhe Carrie Johnson në pritje të fëmijës së dytë

    Reporteri
    01 Gusht 2021 | 14:34

    Boris Jonson dhe bashkëshortja e tij Carrie janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.


    Lajmi u bë i ditur për fansat nga vetë gruaja e kryeministrit të Britanisë përmes një postimi në rrjetin e saj social, Instagram.

    “Në fillim të vitit përjetova një abort që më theu zemrën. Ndjehem me shumë fat që jam sërish shtatzënë, por gjithashtu jam ndjerë si një çantë e mbushur me nerva. Çështjet e fertilitetit mund të jenë tepër të vështira për shumë njerëz, vecanërisht kur në platforma si Instagrami çdo gjë duket sikur po shkon më së miri. U ndjeva pak më mirë kur dëgjova nga njerëz që kanë përjetuar humbje njësoj si unë, kështu që shpresoj që në një mënyrë ndarja e kësaj historie mund të ndihmoj edhe të tjerët” u shpreh Carrie.

    Ndërkohë në prill të 2020-s, ajo solli në jetë fëmijën e parë të saj dhe të Boris, një djalë që e pagëzuan me emrin Wilfred.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!