Në fillim të kësaj jave, zjarret kanë vërshuar pjesë të ndryshme të Evropës Jugore përfshirë edhe Turqinë.
Dhe së fundmi u raportua se nga këto zjarre ka shkuar në tetë numri i të vdekurve në shtetin turk.
Lidhur me këtë, një reagim së fundmi e ka bërë edhe modelja e aktorja shqiptare, Almeda Abazi, e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Turqi.
Ajo u ka bërë thirrje të gjitha vendeve që kanë mundësi të ndihmojnë, duke shtuar se deri më tani u shkatërruan gjithsej 112 zjarre.
“Unë po i thërras të gjitha vendet që mund të na ndihmojnë. Ne jemi të shkatërruar dhe deri më tani po ashtu u shkatërruan 112 zjarre”.
“Ne nuk kemi mjaftueshëm avionë zjarrfikës për t’i ndaluar ato. Kemi humbur tetë persona, shumë kafshë dhe pyjet tona. Ju lutem na ndihmoni. Ne kemi nevojë për aeroplanë urgjentisht. Ne kemi vetëm një”, ka shkruar ajo.
Theksojmë që numri i të vdekurve nga zjarret në bregdetin jugor të Turqisë u rrit në tetë të dielën, pasi zjarrfikësit luftuan për të pestën ditë për të kontrolluar zjarret që ende ndizen në qytetet turistike bregdetare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.