Fetty Wap po përballet me një humbje të tmerrshme.
Vajza 4-vjeçare e yllit të hitit “Trap Queen”, Lauren Maxwell, ka vdekur, konfirmoi nëna e saj përmes një postimi të bërë në Instagram, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net”.
Nëna e Lauren nuk bëri të ditur arsyen e vdekjes së vajzës, por radio “Hot 97” raporton se ajo ishte e sëmurë për një muaj rrjesht dhe vdiq në gjumë.
Theksojmë se Fetty Wap ka gjithsej 6 fëmijë nga 5 të dashura.
/Reporteri.net/