×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngët e Cecës u dëgjuan në Shqipëri, vjen reagimi i këngëtares serbe

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 22:23

    Këngëtarja Ceca është rikthyer sërish në vëmendje duke krijuar polemika për faktin se gjatë këtij sezoni veror, këngët e saj po dëgjohen me të madhe në Shqipëri.


    Numri në rritje i turistëve serb e ka bërë të veten, ndonëse ‘gisht’ duken të kenë edhe pronarët e resorteve që kanë shtuar në listën e tyre këngët e këngëtares së turbo-folkut serb të ndërlidhur me krimin dhe mafian, transmeton Prive.

    E fenomeni i dëgjimit të muzikës së Cecës, bashkëshortes së kriminelit çetnik famëkeq Arkan, është përhapur edhe nëpër festa të tjera, në Shqipëri.

    Këngët e saj dëgjohen në një anije duke bërë që Ceca të reagojë.

    Ajo e ka rishpërndarë videon me lokacion Shqipërinë duke vendosur një zemër në Instagramin e saj.

    Me gjasë, për një të ashtuquajtur këngëtare që bën muzikë pa asnjë vlerë duhet të jetë edhe e habitshme që muzika e saj të dëgjohet përtej tregut të saj serb, tragjikisht në Shqipëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!