×
  • Show Time
  • Show Time

    Modelja shqiptare shijon pushimet me Dua Lipën, publikon foto

    Reporteri
    03 Gusht 2021 | 8:08

    Kristina Bakiu ka treguar përmes një postimi në rrjete sociale se është takuar me Dua Lipën.


    Modelja ka ndarë disa fotografi ku shihet bashkë me Dua Lipën, familjen e saj dhe disa miq në Butrint.

    Pas vizitës në kopshtin që po ndërtohet me mbështetje të fondacionit të saj, Dua po shijon perlat e jugut. Krahas argëtimit në bregdet, së bashku me familjen dhe të dashurin, Anwar, Dua ka udhëtuar nëpër vende të ndryshme turistike.

    Kjo është një mënyrë e mirë për t’ju thënë miliona ndjekësve të saj se Shqipëria është kaq e bukur, nga ku nuk do të donte të largohej kurrë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!