×
  • Show Time
  • Show Time

    Aktorja e njohur diagnostikohet me kancer të mushkërive

    Reporteri
    03 Gusht 2021 | 13:12

    Komediania e njohur amerikane, Kathy Griffin ka treguar se është diagnostikuar me kancer të mushkërive edhe përkundër asaj që nuk kishte qenë kurrë duhanpirëse.


    Aktorja 60 vjeçare, këtë fakt  e ka bërë të ditur përmes rrjeteve të saj sociale teksa ka potencuar se do t’i duhet që t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e një pjese të mushkërisë, pasi që mjekët janë shprehur optimist për një rezultat pozitiv.

    “Unë kam kancer. Unë jam gati të hyj në operacion për të hequr gjysmën e mushkërisë sime të majtë. Po, kam kancer të mushkërive edhe pse nuk kam pirë kurrë duhan”,  ka shkruar aktorja në fjalë.

    Griffin ishte dy herë  fituese e çmimeve Emmy, por ka qenë jashtë qendrës së vëmendjes që nga viti 2017, kur  kishte  humbur vendet e punës dhe sponsorizimet pasi kishte pozuar  me një kokë të prerë të rreme që përshkruante Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Reuters, transmeton kk.

    Shërbimi Sekret kishte hapur një hetim për incidentin, por asnjë veprim ligjor nuk ishte iniciuar kundër komedianes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!