×
  • Show Time
  • Show Time

    “Ca kosovarë i kanë lënë serbët kot gjallë” – Vesa Luma shokohet nga mesazhi i ndjekësit

    Reporteri
    04 Gusht 2021 | 9:45

    Këngëtarja Vesa Luma është shokuar nga një mesazh që i ka mbërritur në Instagram.


    Gjithçka nisi nga një njoftim për Festën e Birrës në Korçë, ku mes pjesëmarrësve thuhej se do të ishte dhe këngëtari serb Goran Bregovic.

    Vesa Luma, duke mos e besuar lajmin shkroi në një postim: “Jam e bindur që është një dezinformatë”.

    Mirëpo më pas ajo ka marrë një mesazh nga një ndjekës nga Shqipëria që e ka shokuar.

    “Pse mos të jetë i ftuar, ju kosovarët kanë ngel me paranoja, pas luftës vjen paqja. Ju edhe pse lufta ka mbaru ju zien gjaku për urrejtje, aman se ca kosovarë që kam njohur i kanë lënë serbët kot gjallë”, shkruan ndjekësi.

    Vesa e ka ndarë këtë mesazh me të gjithë dhe përkrah shkruan: “Si ka mundësi që më vijnë qindra mesazhe si kjo… a është e mundur? Jam totalisht në shok…”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!