×
  • Show Time
  • Show Time

    Bashkia e Korçës injoron thirrjet e kosovarëve: Nuk e anulojmë koncertin, Bregoviq është artist i madh

    Reporteri
    06 Gusht 2021 | 15:58

    Pa marrë parasysh reagimet e shumta kundër koncertit të këngëtarit serbo-kroat Goran Bregovic në Korçë, Bashkia e Korçës nuk do e anuloj pjesëmarrjen e tij.


    Lajmin e ka bërë të ditur për Kallxo, Benila Terova, zëvendëskryetare e Bashkisë në Korçë.

    “Pjesëmarrja në Korçë është pjesë e turit ndërkombëtar të këtij artisti të madh ballkanik të përmasave ndërkombëtare”, tha ajo. Sipas saj, Festa e Birrës në Korçë është një festë masive që synon respektimin dhe promovimin e diversitetit kulturor dhe etnik.

    “Bashkia e Korçës REFUZON të përfshihet në një debat që tenton të POLITIZOJË Festën e Birrës”, tha ajo.

    “Festa jonë është e te gjithë shqiptarëve e me gjerë. Ne kemi synuar ta ndërkombetarizojmë nga viti në vit festën me muzikantë e vizitorë nga çdo cep i Ballkanit dhe Europës”, tha Terova.

    Në prill 2006 Bregovic ka mbajtur dy koncerte të mëdha në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe është vlerësuar me Çelësin e Qytetit nga kryetari i Bashkisë të asaj kohe Edi Rama.

    Në Kosovë dhe në Shqipëri, skena publike dhe qytetarë po e kundërshtojnë këtë koncert me supozimin se nën këngët e Bregovicit kanë nxitur krimet gjatë luftës në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!