×
  • Show Time
  • Show Time

    Fifi kërkon që të bojkotohet koncerti ku do të këndoj Bregoviq: Do të jetë ofendues për shqiptarët e Kosovës

    Reporteri
    07 Gusht 2021 | 20:11

    Këngëtarja Filloreta Raçi-Fifi, ka kërkuar që të bojkotohet koncerti në Korçë ku do të këndoj këngëtari serb, Bregoviq.


    Ajo përmes një shkrimi në InstaStory ka thënë se do të jetë ofendim për shqiptarët e Kosovës nëse ai këndon në Korçë.

    “Po besoj se do të jetë shumë fyese e ofenduese për shqiptarët e Kosovës nëse ai këndon në Korçë. Gjatë gjithë luftës në Kosovë çetnikët janë ushqyer me këngët e këtij dhe kanë bërë masakra me vëllëzërit, motrat, fëmijët, nënat dhe pleqtë kosovarë. Po uroj shumë të bëhet bojkot ky organizim se fundi nuk besoj se do të jetë i mirë”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!