Mbrëmë Ramë Lahaj performoi në kryeqytet, por jo gjithçka shkoi ashtu siç ishte planifikuar.


Me tu ngjitur në skenë, tenori me famë botërore njoftoi se dy orë para koncertit nëna e tij kishte ndërruar jetë, por ai nuk e anuloi atë, mirëpo performoi me orar të përgjysmuar, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Për këtë ka reaguar edhe artistja Vesa Luma e cila ishte e pranishme në koncert.

Reklamë

Ajo ka shkruar se vetë një artist i kalibrit të madh mund të vazhdonte të mbante koncertin.

/Reporteri.net/