×
  • Show Time
  • Show Time

    ‘E quajti ‘Nënë Terezën’ cigane’: Prelvukaj del kundër Bregovicit

    Reporteri
    09 Gusht 2021 | 7:16

    Ftesa e këngëtarit Goran Bregoviç në “Festën e Birrës” që do të mbahet në qytetin e Korçës ka shkaktuar polemika të shumta.


    Artistët kanë reaguar edhe me tone të ashpra kundër performancës së tij.

    Këngëtari Genc Prelvukaj ka bërë një postim në rrjete sociale ku tregon se Goran Bregoviç e cilëson Nënë Terezën si “cigane”.

    Reagimi i tij i plotë:

    Për disa plehëra të pushtetit, analistë e zyrtarë hajdutë, primitivë që nuk marrin erë nga shoqëria e edukuar, që kanë provuar ta arsyetojnë pjesmarrjën e Goran Bregović-it, në ëmër të gjoja qytetarisë kur era djersë ju kutërbon gjithandej :

    Në vitin 2012, dashuria juaj Goran Bregovic, e kishte quajtur “cigane”, fjalë nënçmuese për komunitetin Rom, shqiptarën me origjinë nga Prizreni dhe e lindur në Shkup, Nënën Terezë.
    Beni tag dikush zyrtareve te Bashkesise Katolike te Shqiperise. Te jene ne dijeni Bashkia Korçë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!