×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Njoftim publik për konsultime në procedurën e fazës së I-rë për Kushtet Ndërtimore

    Reporteri
    09 Gusht 2021 | 11:24

    “Ndërtimi i objektit për banim, Fshati turistik në Prevallë në kuadër të Parkut Kombëtar “Sharri”.


    Në bazë të Nenit 12 paragrafi 2 dhe 3 të Udhëzimit Administrative Nr.01/2019 për lëshimin e Kushteve Ndërtimore për projektet e kategorisë së III.

    Në lidhje me kërkesën paraprake për kushtet ndërtimore për projektin “Ndërtimi i objektit për banim, Fshati turistik në Prevallë në kuadër të Parkut Kombëtar “Sharri”.

    Nr. prot: 8241/21 të datës 01.03.2021, zyrtari përgjegjës i nënshkruar më poshtë informon publikun për hapjen e procedurës së konsultimeve për projektin e propozuar dhe fton publikun të dorëzojnë komentet dhe pyetjet e tyre, brenda pesëmbëdhjetë ditësh nga data e këtij publikimi.

    Komentet dhe pyetjet mund të dorëzohen në:
    Posta rekomande:
    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturëa
    Departamenti i Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit
    Divizioni i Planifikimit Hapësinorë
    Ndërtesa e Rilindjes
    Kati i 14, zyra nr.1417, 10000 Prishtinë

    Projekti mund të shkarkohet nga linku I mëposhtëm: http://mmph-rks.org/

    Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni:
    Suzana Goranci, Udhëheqëse e Divizionit të Planifikimit Hapësinor
    Suzana.goranci@rks-gov.net
    Telefon: + 381 38 200 32 553

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!