Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku është bërë nënë sërish.
Ditën e sotme Eliza solli në jetë fëmijën e saj të dytë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, ndërsa ka treguar ka treguar se ka qenë një rrugëtim i vështirë por, i ëmbël i cili ia ka vlejt për gjithë mundin.
Aktorja gjithashtu ka bërë të ditur se vogëlushin e tyre e kanë pagëzuar me emrin, Bodan.
Tutje ajo ka falenderuar të gjithë për mbështetjen dhe mesazhet pozitive që ka marrë nga ndjekësit.
Eliza dhe bashkëshorti i saj, Peter Palandjan ka vite që janë bashkë, dhe tani po shijojnë jetën e tyre me dy fëmijët.
/Reporteri.net/

