×
  • Show Time
  • Show Time

    Si ishte dhe si u bë – Ndryshimi i Bleona Qeretit ndër vite, i pakrahasueshëm

    Reporteri
    10 Gusht 2021 | 20:27

    Një pjesë e madhe e këngëtareve hezitojnë të pranojnë se kanë kryer ndërhyrje plastike në fytyrë.


    Ndonëse ndryshimet janë aq të mëdha në tiparet e tyre nëse bëjmë krahasime me pamjen e tyre të viteve më parë, ato sërish mohojnë një gjë të tillë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Faqja “Vipat e Bllokut” në Instagram ka publikuar një fotografi të këngëtares Bleona Qereti e cila vështirë se njihet me atë që është sot.

    Buzë perfekte, hundë e mollëza janë ato që tipare që ajo ka zgjedhur t’i ndryshojë, ndonëse në një intervistë kohë më parë pranoi se ka bërë vetëm hundën.

    Ndryshe, Qereti ka vite që jeton në Amerikë, ku vendosi që të zhvillojë atje karrierën muzikore, por që ende ndonjë këngë e saj nuk pati ‘boom’-in, siç kishte në trojet shqiptare.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!