Përveç se është një nga emrat më të dashura për publikun, Dafina Zeqiri gëzon një simpati të madhe nga ndjekësit e saj sa i përket stilit dhe formave trupore.
Këngëtarja përveç angazhimit në muzikë, anash nuk lë as paraqitjet e saj, duke u kujdesur në detaj për grimin e veshjen, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Sigurisht që pas lirimit të masave nga Covid-19, agjenda e këngëtares është mjaft e ngjeshur me koncerte në qytete të ndryshme të trojeve shqiptare.
Së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi, ku Zeqiri duket mjaft atraktive, teksa shfaqet e rregulluar deri në detaj nga grimerja Valdrina Sogojeva, si dhe për flokët është përkujdesur Agon Ismajli.
Krejt kjo përgatitje e këngëtares vjen para se ajo të ngjitet në skenë ku dhe do të performojë sonte, ndërsa ka vetëm një ditë që lansoi projektin e saj më të ri “Llafe llafe” në bashkëpunim me Lyrical Son.
/Reporteri.net/



