Ditën e sotme është arrestuar bashkëshorti i modeles Angela Martini.


Sipas mediave greke, Dragos Savulescun së bashku me një mikun e tij, u gjetën nga policia në bazë të postimeve të bëra nga modelja shqiptare.

Martini kishte lokalizuar vendodhjen në çdo postim të bërë në llogarinë e saj në Instagram, gjë që çoi në arrestimin e bashkëshortit.

Reklamë

Tani, pas gjithë kësaj ndodhie, Angela Martini ka marrë vendim që të heqë të gjitha postimet e bëra, ku përfshihej edhe Dragos, ndërsa nuk ka bërë ndonjë reagim tjetër.

Ish aksionari i “Dinamos” u arrestua në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Rumania, nëse ai largohej nga Italia.

/Reporteri.net/

Reklamë