×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas 7 muajsh në arrati, Stresi vendos të rikthehet në Shqipëri: Kërcënon publikisht

    Reporteri
    11 Gusht 2021 | 16:01

    Reperi i njohur, Stresi, ka plot 7 muaj që ndodhet larg Shqipërisë. Ai u arratis nga policia pas protestave të dhunshme dhe u transferua në Londër. Edhe pse larg vendit të tij, ai herë pas here reagon përmes postimeve në rrjetet sociale për gjërat që ndodhin këtu.


    Por pak më parë Stresi ka zbuluar se shumë shpejt do të kthehet. Përmes një postimi në “Instastory”, ai tregon se 7 muaj kaluan shumë shpejt për të dhe se do të vijë brenda muajit gusht në Shqipëri.

    Por jo vetëm kaq, pasi reperi ka kërcënuar publikisht të gjithë ata që nuk i kanë mbështetur duke ofenduar me fjalë banale.

    “Kaluan shpejt 7 muaj menduan që s’do kthehem hahahaha. Shihemi këtë muaj, kur ju që nuk latë gjë pa thënë për mua dijeni që do ju q***”, shkruan Stresi në postimin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!