Ka afër një muaj që kur Fjolla Morina u arrestua nga Policia e Kosovës pranë lokalit të saj në Prishtinë, dhe tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.


Por, dita e sotme është e veçantë për Fjolla Morinën pasi vajza e saj e vogël, Alayah feston ditëlindjen e 6, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Këtë e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fisnik Syla i cili sapo ka publikuar një fotografi ku shfaqet së bashku me Fjollën, ndërsa po mban në krahë vogëlushen Alayah, që duket të jetë e vitit të kaluar.

Reklamë

“Urime ditëlindjen priceshë”, ka shkruar Syla në fotografinë e publikuar.

Theksojmë se Alayah është vajza e Fjolla Morinës nga lidhja e saj e kaluar.

/Reporteri.net/