×
  • Show Time
  • Show Time

    Angela Martini reagon për herë të parë pas arrestimit të bashkëshortit të saj

    Reporteri
    11 Gusht 2021 | 18:34

    Ditën e djeshme policia greke arrestoi bashkëshortin e Angela Martinin në Mykonos.


    Madje mediat rumune dhe greke shkruajtën se “gropën” ia bëri vet modelja pasi ajo ishte personi që tregoi vendndodhjen e tyre, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Pas kësaj, Angela mori vendim që t’i largonte të gjitha postimet, ndërsa tani ajo ka reaguar përmes një fotografie të publikuar ku shkruan “Besa” dhe u bën të ditur ndjekësve që të kërkojnë në ‘google” se çfarë do të thotë.

    Ajo me këtë shkrim ka lënë të kuptohet se ajo po i qëndron besnike bashkëshortit të saj në mes të problemeve ligjore me të cilat po përballet.

    Ish aksionari i “Dinamos”, Dragos Savulescun u arrestua në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Rumania, nëse ai largohej nga Italia.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!