Ish gruaja e Eminem, Kim Scott, është shtruar në spital pasi tentoi të vriste vetën.
Kështu ka mësuar TMZ nga burimet e veta.
Burimet tregojnë që policia dhe punonjësit iu përgjigjen thirrjes se një person dëshironte të kryente vetvrasjet me 30 korrik.
Sipas këtyre burimeve, Kim kishte disa plagë të vogla në pjesën e pasme të këmbës dhe kishte humbur shumë gjak.
Ajo u dërgua menjëherë në spital për vlerësim mjekësor dhe psikologjik, ndërsa tani është kthyer në shtëpi dhe po shërohet.
Reperi dhe Kim ishin martuar në vitin 1999 dhe u ndarë në vitin 2001. Ata sërish u ribashkuan duke i dhënë fund në vitin 2006.
Dyshja kanë një vajzë, të quajtur Hailie Jade.

