Ishte data 24 shkurt 2020 kur këngëtarja nga Gjakova, Yllka Kuqi dhe bashkëshorti i saj, Astriti, u bënë prindër për herë të parë.
Luiza e vogël ishte vajza e cila i dha epitetin nënë Yllka Kuqit, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

Ndonëse është mjaft aktive në rrjete sociale me publikimin e fotografive, një pjesë e madhe e tyre janë nga fotosesionet që realizon ajo, ose i informon ndjekësit rreth projekteve muzikore.
Duke qenë se fotografitë janë të pakta me bashkëshortin dhe Luizën e vogël, ajo ditën e sotme ka publikuar një kolazh fotosh ku familja Pallaska shfaqen plot gëzim e hare.
View this post on Instagram
Reklamë
Në muzikë, tani që janë liruar masat, përmes postimeve, këngëtarja gjakovare ka treguar se është mjaft e angazhuar me mbrëmje muzikore.
/Reporteri.net/
