×
  • Show Time
  • Show Time

    “Dikush nga halli, dikush nga qejfi” – Këngëtarët që i thanë “JO” eventit ku do të këndojë Bregoviq

    Reporteri
    11 Gusht 2021 | 20:18

    Festa e Birrës në Korçë e oganizuar po nga Bashkua Korçë do të mbahet në data 18-22 gusht.


    Gjatë këtyre pesë ditëve në skenë do të ngjiten artistë të ndryshëm, emrat e të cilëve Bashkia Korçë ende nuk po i bën publik, por që ai që tanimë është konfirmuar është këngëtari boshnjak me identitet serb, Goran Bregoviq, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Reagimet qenë të shumta nga të gjithë shqiptarët, përfshirë edhe fytyrat publike të estradës, ku gjithë kohës po bëjnë thirrje që ta bojkotojnë këtë event.

    Edhe pse deri tani nuk janë bërë publik emrat shqiptar që do marrin pjesë, ata që i thanë një “JO” të madhe Festës së Birrës në Korçë janë Dafina Zeqiri, Capital T, Noizy, dhe Elita 5 me Dren Abazin.

    Ani pse për këta dy të fundit, nënkryetarja e Bashkisë Korçë u shpreh se e donin me patjetër pjesëmarrjen në këtë event, duke qenë se ishin warm-up i Goran Bregoviqit, ku në veçanti ajo theksoi se Elita 5 i janë shprehur se kanë “frikë” mos humbin data të koncerteve në Kosovë.

    Ndryshe, tani Bashkia Korçë ka filluar edhe shitjen e biletave, ku çmimi do jetë 8 euro.

    Goran Bregoviq – Zbulohet çmimi për ata që duan të dëgjojnë nga afër këngët e tij

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!