×
  • Show Time
  • Raporto
  • Show Time

    ​Dua Lipa refuzon të këndoj në duelin Fury-Joshua

    Reporteri
    01 Tetor 2026 | 21:17

    Ylli i pop muzikës me origjinë kosovare, Dua Lipa, u ftua që t’i jepte shkëlqim duelit të famshëm të boksit, mes Tyson Fury dhe Anthony Joshuas. Por këngëtarja ka refuzuar ftesën, nën pretendimin se ajo nuk e pëlqen boksin.

    Dy ish-kampionët e botës, do të ndeshen më 11 dhjetor në atë që cilësohet si “Beteja e Britanisë”, por Dua Lipa nuk do të jetë në fushën e stadiumit “Principality Stadium” të Cardiffit. Këtë e sqaron një nga drejtuesit e boksit profesionist, Turki Alalshik, që foli pikërisht për këngëtaren dhe ndeshjen, ndërsa pohoi se kishte dashur që dueli të ishte zhvilluar në “Wembly” të Londrës.

    Përballja do të transmetohet drejtpërdrejt në Netflix, ndërsa biletat pritet të dalin në shitje më 9 tetor. Fury dhe Joshua do të hyjnë në ring për herë të parë në karrierën e tyre profesionale, pas më shumë se një dekade spekulimesh për një përballje mes tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!