×
  • Extra
  • Extra

    Ngjarje horror: Dyshoi për tradhti, i pret kokën gruas dhe shkon ia dorëzon policisë

    Reporteri
    04 Qershor 2019 | 13:25

    Ka shumë njerëz që e falin tradhtinë në çift, por ka edhe nga ata që nuk e falin asnjëherë. Për dikë më e lehtë është ndarja, derisa për dikë tjetër hakmarrja mund të duket si zgjidhje.


    Kështu një i ri në Indi ka vrarë bashkëshorten e tij duke i prerë kokën, pasi që kishte dyshime se ajo e tradhtonte me komshiun e tyre.

    Krimi horror ndodhi në Lakshmi Janardhanpur, shteti i Bengalit.

    Autor i masakrës është 30 vjeçari Abhijit Das i cili pas krimit shkoi në polici dhe dorëzoi kokën e të shoqes.

    I njëjti, kreu krimin e shëmtuar në banesën ku jetonte me të shoqen Amba. Pasi e goditi, i lidhu duar e këmbë dhe në fund i preu kokën. Duke e mbajtur si trofe në dorë, iu dorëzua policisë dhe rrëfeu ngjarjen, citon noa.al raportin që publikoi sot Time of India. I dyshuari tha se kishte krijuar bindjen që e shoqja e tradhtonte me një mashkull tjetër fqinjë me ta. I riu përfundoi në burg, por drama vazhdon pasi një vajzë tre vjeçe mbeti jetim

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!