Ka afër dy vite që Dafina Zeqiri dhe Dj Geek po shijojnë romancën e tyre.
Çifti tanimë kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, ndërsa në çdo koncert janë bashkë, duke qenë se Dj Geek është anëtar zyrtar i grupit “Moneyz”, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Është Dafina ajo e cila së fundmi ka publikuar një fotografi pak më private së bashku me të dashurin e saj.
Theksojmë se emri i këngëtares këto ditë ka qenë mjaft i lakuar në medie duke qenë se ajo refuzoi ftesën e Bashkisë Korçës për pjesëmarrje në Festën e Birrës.
Ndërsa, sa i përket muzikës, Dafina Zeqiri po shijon suksesin e këngës më të re “Llafe llafe” në bashkëpunim me Lyrical Son.
/Reporteri.net/
