×
  • Show Time
  • Show Time

    Ministria e Shëndetësisë e angazhon Shyhrete Behlulin në fushatën e vaksinimit

    Reporteri
    12 Gusht 2021 | 16:34

    Ministria e Shëndetësisë ka nisur të angazhojë figura publike, në fushatën për vaksinimin kundër COVID-19.


    Në mesin e figurave publike që po bëjnë thirrje për t’u vaksinuar me vaksinën anti-COVID, është edhe këngëtarja e muzikës popullore, Shyhrete Behluli.

    “Figura të njohura të publikut i janë bashkuar fushatës për vaksinim kundër COVID-19. Vaksinimi është detyrë qytetare dhe vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, familjen dhe vendin!”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

    Ndryshe, përveç Behlulit, pjesë e kësaj fushate është edhe aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci.

    Video këtu

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!