×
  • Show Time
  • Show Time

    Shemi flet pas tërheqjes nga ‘Festa e Birrës’ në Korçë: Unë jam me Kosovë, këtu kam lindur dhe do të vdes

    Reporteri
    12 Gusht 2021 | 17:57

    “Festa e Birrës” në Korçë ka bërë bujë të madhe gjatë këtyre ditëve që pas njoftimit të artistëve që do të marrin pjesë në të.


    Kjo meqë në këtë eveniment u bë e ditur se do të marrë pjesë edhe këngëtari boshnjak me identitet serb, Goran Bregoviq.

    Ish-frontmani i bendit “Bijelo Dugme” thuhej se dikur ka frymëzuar serbët për masakrat në Kosovë dhe kjo bëri që të ketë një valë të shkrimeve negative në media e faqet rozë.

    E për këtë, një pjesë e artistëve nga Kosova anuluan pjesëmarrjen e performancat e tyre në festivalin e Korçës që do mbahet nga 18-22 gusht.

    Capital T, Dafina Zeqiri, Grupi NA dhe Dren Abazi – ishin disa nga emrat që u tërhoqën nga pjesëmarrja në këtë festival dhe jo vetëm.

    Shemi nga grupi “Ilirët” po ashtu pak më parë ka treguar se nuk do të jetë pjesë e këtij eventi, e artisti thotë se është me Kosovën pasi ka lindur dhe se do të vdes këtu.

    “Janë ngatërruar gjërat arti me politikë. Protagonisti kryesor, Goran Bregoviq, me u rrok vëllazëria ndërmjet vete Kosova Shqipëria ne e kemi shpall këtë muzikant çetnik ndërsa Shqipëria për herë të dytë po e thërret në performancë, nuk e di as kush han e as kush pi, unë jam me Kosovë se këtu kam lindur e këtu do të vdes dhe nuk do të marrë pjesë ne Beer Fest Korçë se kështu ka vendosur Kosova”, ka thënë Shemi për Telegrafin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!