Goran Bregoviq do të performojë në Korçë me datë 22 gusht.
Ardhja e këngëtarit serb ka ngjallur reagime të shumta, ku të gjithë janë çuar kundër organizatorëve të Festës së Birrës shkruan, Gazeta Online “Reporteri.net“.
Tani ka reaguar sërish modelja shqiptare Emina Çunmulaj e cila ka thënë se sa mirë do ishte po të ftohej legjenda e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu.
“Ah sa bukur do ishte sikur legjenda e muzikës shqipe do ishte i ftuar në Korçë dhe do i ishte dorëzuar çelësi i Tiranës”, ka shkruar Çunmulaj.
Ajo gjithashtu ka reaguar ashpër që Çelësi i Tiranës i është dhënë Bregoviqit vite më parë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.