Është arrestuar një 28-vjeçar kosovar i cili udhëtonte me automjetin e tij me 128 kilometra në orë në vend të 60 kilometrave sa lejoheshin.
Policia e kantonit të Cyrihut ka kryer të shtunën dy kontrolle të mëdha të trafikut në Zurich Unterland dhe Glattal. Ndër të tjera, ajo ka nxjerrë një ngasës të shpejtë nga qarkullimi
Gjatë natës nga e shtuna në të dielë, policia e kantonit ka kontrolluar trafikun në vende të ndryshme në zonën Dübendorf, Wallisellen dhe Kloten, si dhe në akset e autostradës nga qyteti i Cyrihut, rasporton zuonline.ch.
Sipas raportit, është arrestuar një 28-vjeçar kosovar i cili udhëtonte me automjetin e tij me 128 kilometra në orë në vend të 60 kilometrave sa lejoheshin.
Si pjesë e kontrolleve, policia e kantonit ka raportouar 13 persona për shkelje të shpejtësisë, modifikime teknike të automjeteve ose vozitje nën ndikimin e alkoolit ose drogës, transmeton albinfo.ch.
Gjithashtu policia me këtë rast ka lëshuar rreth 50 gjoba. Për defektet teknike janë denoncuar 25 motoçikleta dhe vetura pasagjerësh. Në rastet më të rënda, automjetet janë raportuar për inspektim në Zyrën e Trafikut Rrugor . Në raste të vogla, shoferëve u është kërkuar të korrigjojnë mangësitë me një raport ankese.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.