Në këtë moment është në kulmin e suksesit si trajner i Liverpool, ku arriti të shpallet kampion i Evropës.
Por, vite më parë, Jurgenn Klopp ishte edhe lojtar fantastik, ndonëse nuk jeni mësuar ta shihni jashtë bankës ku qëndron zakonisht, shkruan Reporteri.net.
Në një video të publikuar nga fansat e Bundesligës, Klopp shihet teksa realizon një gol fantastik për Mainzin. Tashmë një prej trajnerëve më të mirë të botës, shënon një gol që do ta ëndërronte edhe futbollisti më i mirë në botë.
Për këtë klub, Klopp luaji për 11 vite, nga viti 1990 e deri në vitin 2001, ku shënoi 52 gola për këto ngjyra.
Sidoqoftë, Klopp ka luajtur shkurt edhe në katër skuadra të tjera, por nuk kishte shënuar asnjë gol. Në vitin 1987 luaji për disa muaj në Fc Pforzheim, ndërkaq në po të njëjtin vit kaloi tek Eintracht Frankfurt ku qëndroi për një vit.
Në vitin 1988 u transferua në Viktoria Sindlingen ku qëndroi për 1 vit, duke kaluar më pas në Rot-Ëeiss Frankfurt për nji vit tjetër.
Ndryshe, Klopp sapo la futbollin në vitin 2001 u bë trajner i skuadrës ku luante, Mainz 05, ku qëndroi deri në vitin 2008. Nga ky vit kaloi në Borussia Dortmund ku qëndroi për 7 vite, dhe tani nga viti 2015 është trajner i Liverpool./Reporteri.net
https://www.facebook.com/official433/videos/366343784008252/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.