Daut Demaku së fundmi ka folur edhe për seksin, duke qenë se shkrimtari më parë ka shkruar se ky akt siguron arritjen e kënaqësisë më të madhe që mund të përjetojë trupi si një qenie e gjallë.
Demaku është në një emision u shpreh se seksi është i domosdoshëm në të gjithë botën, duke qenë se edhe bimët e kafshët e bëjnë, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net“.
“Seksi si akt është i domosdoshëm në të gjithë botën, bimë e kafshë e bëjnë, është ligji i parë i vazhdimit të llojit njerëzor. Në seks vlera më e madhe është në erotikë. Erotika është paralojë, ajo është arti i seksit”, tha Demaku në emisionin “N’nejë” në Atv.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.