Është vërtetuar se edhe në këtë periudhë të vështirë në përballjen me COVID-in mund të ndodhin gjëra të bukura.
Një djalë i ri disa ditë më parë kishte shkuar për ta marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, por duket se mjekja e bukur ia rrëmbeu zemrën.
Kur u kthye në shtëpi e kuptoi se nuk po mund ta largonte mendjen nga ajo.
Ky fiksim aq i madh u shtua pasi ai e kishte regjistruar procesin e vaksinimit në Tik Tok, duke i kërkuar edhe identitetin vajzës.
Pasi videoja e tij arriti të merrte mbi 7.5 milionë shikime, vajza realizoi një video ku tregoi të dashurin e saj, duke ia thyer zemrën të riut.
“Shpresoj ta gjesh dashurinë e jetës kur të vish për dozën e dytë. Unë tashmë timen e kam gjetur”, është përgjigjur Daniela.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.