Real Madrid dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e supersulmuesit bleg, Eden Hazard.


Zyrtarizimi pritet të bëhet në orët e ardhshme nga klubi “Los Blancos”, shkruan ‘El Chiringuito’, transmeton Reporteri.net

Shuma e këtij transferimi thuhet të jetë mbi 100 milionë euro, saktësisht rreth 120 milionë, pasi Chelsea kishte refuzuar që ta shiste belgun nën shumën e këtyre parave.

Reklamë

Real Madridi është ëndrra e Eden Hazardit tash e sa vite dhe anasjelltas.

Me rikthimin e Zinedine Zidane në krye të stolit të spanjollëve, Real Madridi synon të bëjë transferime ‘galaktike’ dhe tashmë vetëm sa e ka filluar fillimisht me Luka Jovic të cilin e transferoi për 65 milionë euro dhe tashmë edhe belgun për 120 milionë.

Reklamë

Real Madridi mbetet e interesuar edhe për shërbimet e Paul Pogbas dhe Christian Eriksen./Reporteri.net/