×
  • Sport
  • Sport

    Në prag të ndeshjes Mali i Zi – Kosova, bastoret ia huqin me kuotat

    Reporteri
    05 Qershor 2019 | 18:04

    Kosova ka shënuar hapa gjigant në rritjen e saj si ekipë, por këtë rritje nuk e kanë vlerësuar edhe bastoret sportive.


    ‘Dardanët’ luajnë të premtën ndeshjen për kualifikimet e Euro 2020 ndaj Malit të zi, shkruan Reporteri.net

    Njëra prej shtëpive më të mëdha të basteve në botë, Bet365, ka nënvlerësuar Kosovën në masë të madhë për përballjen me Malin e Zi.

    Kombëtarja malazeze shihet si favorite absolute në këtë takim duke u vlerësuar me kuotën 1.80 për fitore, përderisa Kosova vlerësohet me 4.75 për të trimufuar. Në anën tjetër barazimi vlerësohet me kuotën 3.35.

    Kjo ndeshje zhvillohet pa tifozë në stadium për shkak që UEFA ka pezulluar Kombëtaren e Malit të Zi për shkak të koreve raciste që tifozët i kishin kënduar kundër Anglisë.

    Mali i Zi përballet me lëndime të mëdha pasi i mungon futbollisti më i mirë, Stefan Savic si dhe lojtarët tjerë si Marko Simic, Stefan Mugosa, Nebojsa Kosovic Sead Hakšaba Nović dhe Filip Stojkovic të cilët janë duke u përballur me lëndimet.

    Kujtojmë që edhe Kosova nuk qëndron mirë në këtë aspekt, pasi i mungojnë lojtarët kryesor të mesfushës si Valon Berisha, Hekuran Kryeziu e Herolind Shala./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!