×
  • Show Time
  • Show Time

    “Përputhen” – Pas ndarjes nga Stela, Çimi lidhet me Linditën: Çifti filmohen duke u puthur në buzë

    Reporteri
    23 Gusht 2021 | 11:20

    Në fund të muajit Korrik, Çimi dhe Stela e “Përputhen +40” i dhanë fund historisë së tyre të dashurisë. Lajmin e ndarjes e dha vetë Stela, me anë të një postimi në rrjete sociale.


    “Mbas muajsh me radhë të insistimit të Çimit, u deklarova sepse mendova se ishte i sinqertë në ndjenjat e tij. Papritur pa asnjë shkak dhe pas asnjë komunikim, ne nuk jemi më bashkë dhe këtë e mësova nga heqja e fotove në Instagram-in e tij. Ky ishte Çimi”, shkroi ajo.

    Pas ndarjes, duket se Çimi ka nisur një lidhje me ish-konkurrenten Lindita Bimi. Lindita ka festuar mbrëmjen e djeshme ditëlindjen dhe në rrjet janë publikuar video të dyshes duke u puthur në buzë.

    Personi i parë që ka zbuluar lidhjen e tyre është Gilberta Simoni, e cila ka publikuar pamje nga festa, ku Çimi dhe Lindita duken shumë të afërt.

    “Një takim që po e prisnim. Çifti i ri? Gëzuar ditëlindjen Lindita”, ka shkruar Gilberta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!