×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj

    Reporteri
    23 Gusht 2021 | 12:17
    Kërkohet Ferizaj - Reporteri

    Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçares nga Ferizaj.


    Policia ka bërë një njoftim ku po kërkon ndihmën e qytetarëve në gjetjen e të dyshuarit, Dardan Emrush Krivaqa, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Njoftimi i Policisë:

    Kërkesë për bashkëpunim

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, kërkon bashkëpunim nga qytetarët, për identifikimin dhe vendodhjen e personit në kërkim policor, i cili dyshohet për ‘’Vrasje të rëndë’’.
    Vrasja e rëndë, ka ndodhur dje me datën 22.08.2021 në Ferizaj, ku humbi jetën 18 vjeçarja M.O (F/K) .
    I njejti, i dyshuari deri më tani nuk është paraqitur në polici dhe është në arrati.

    Personi i kërkuar është Dardan( Emrush) KRIVAQA, i lindur me 25.08.1992 , adresa : rr,,Ramdan Rexhepi ’’ kati V-të , nr # 3-Ferizaj .

    Policia kërkon nga qytetarët që, kushdo që ka ndonjë informacion rreth këtij personi dhe vendodhjen e tij , të lajmërojnë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406

    Të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë.

    Ndërsa theksojmë se i dyshuari tjetër me inicialet A.S. tanimë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!