Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Citaku, ka treguar se ka qenë miss në kohën sa ishte nxënëse në shkollë fillore.
Ajo në emisionin Natë Vere në T7 e ka pranuar se është zgjedhur miss.
“Po kam qenë. Si e keni zbuluar”, tha ajo e habitur teksa edhe qeshte.
Ajo ka shtuar se për të qenë miss duhet disa kritere.
“Nuk është vetëm bukuria. Është edhe mençuria dhe disa detaje tjera”, thotë ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=lMzKXYTl9fs
Citaku po ashtu ka thënë se është e tronditur me rastin e vrasjes së 18 vjecares në Ferizaj dhe ka kërkuar që gruaja të jetë e mbrojtur nga institucionet në Kosovë.