×
  • Extra
  • Extra

    Horoskopi për sot, kjo është shenja më me fat

    Reporteri
    24 Gusht 2021 | 7:19

    Mësoni çfarë thotë shenja juaj për sot.


    Dashi

    Gjithçka duket se do të ecë vaj dhe nuk do të keni asnjë vështirësi ditën e nesërme, e hënë 24 gusht. Megjithatë, yjet ju sugjerojnë të jeni më të gatshëm për të përballuar ndryshimet që po shfaqen në horizont.

    Demi

    Do të bëni zgjedhjen e duhur në momentin e duhur, ndërsa do të harroni mëritë dhe ndasitë e vjetra. Pas shumë hidhërimeve të vogla do të merrni disa momente gëzimi.

    Binjakët

    Ditën e martë 24 do ta filloni me një entuziazëm të veçantë dhe mundësia për t’u përmirësuar do t’ju japë shtysën e duhur për fitime të majme parash.

    Gaforrja

    Mos e përjetoni si një dramë çdo gjë të vogël që nuk do të shkojë ashtu siç dëshironi. Në fund të fundit, jeta është e mbushur me ulje dhe ngritje.

    Luani

    Mos jini shumë kërkues si ndaj partnerit ashtu edhe ndaj miqve. Sepse kjo gjë mund të shkatërrojë raportet që keni krijuar prej kohësh. Këtë të martë, e shkuara do t’ju kushtëzojë së tepërmi.

    Virgjëresha

    Do t’ju gjykojnë për spontanitetin tuaj këtë të martë 24. Nëse po jetoni një histori tjetër shtesë, duhet të mendoni nëse ia vlen.

    Peshorja

    Do të nervozoheni dhe do të “shpërtheni” pa asnjë arsye këtë të martë 24 gusht. Një projekt po shkon drejt një fundi të mirë ndërsa do t’ia dilni të bëni disa gjëra që i keni për zemër.

    Akrepi

    Do t’ju duhet shumë “karikim” për të mbledhur ndonjë sukses të rëndësishëm. Mos i jepni askujt shumë informacion për veten, sepse dikush mund t’ju zhgënjejë shumë.

    Shigjetari

    Gjatë kohës që do të qëndroni në shtëpi duhet të bëni kujdes me objektet që mund të thyhen. Një shoqe jo e sinqertë mund t’ju shkatërrojë realitetin.

    Bricjapi

    Nëse ndiheni të trishtuar dhe të dëshpëruar, duhet të dini se Jupiteri dhe Venera shumë shpejt mund të ndryshojnë ditët tuaja. Mërkuri do t’ju ofrojë pritje të mira.

    Ujori

    Mos u besoni personave që ju lavdërojnë shumë. Qëndroni vetëm me miqtë e vërtetë.

    Peshqit

    Për të vendosur të ardhmen tuaj duhet të zgjidhni patjetër problemet që keni me të tashmen që s’po ju lënë të qetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!