Një pastor nga Zambia ka vdekur në përpjekje për të rikrijuar Ringjalljen e Jezusit. 22-vjeçari James Sakara ndërroi jetë pasi kërkoi që të varrosej i gjallë dhe të lihej brenda arkivolit për 3 ditë.
Ai i kishte siguruar ndjekësit e tij që mund të ringjallej dhe ata mund ta varrosnin pa merak.
Pas 3 ditësh, u kishte thënë që ta nxirrnin nga vendi ku e kishin varrosur.
Ata i lidhën duart pastorit dhe e varrosën të gjallë, por kur u kthyen për ta nxjerrë, nuk panë shenja jete nga 22-vjeçari. Ritualet shpirtërore nuk dhanë efekt dhe tashmë, njëri prej asistentëve të tij është dorëzuar në polici. Dy të tjerët janë në arrati.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.