×
  • Extra
  • Extra

    “Dashnia osht forcë që t’veshë me rrobat e krenarisë”, ushtari i FSK-së nuk e lë uniformën as në ditën e martesës

    Reporteri
    24 Gusht 2021 | 23:27

    Dita e martesës padyshim se është një prej diëve më të rëndësishme në për një çift.


    Në ditën kur çifti është qendra e gjithë organizimit të dasmës paraqitja e nuses dhe dhëndrit është një nga gjërat kryesore që të sapomartuarit do t’i kushtojnë vëmendje.

    Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës duket nuk e pati aspak problematike zgjedhjen e kostumit të duhur në ditën më të rëndësishme bashkë me bashkëshorten e tij.

    Fotografja Bleonitë Duraku ka publikuar fotografitë e një çifti të sapomartuar ku nusja duket për mrekulli me vellon e bardhë teksa dhëndri ka zgjedhur që edhe në këtë ditë të mbajë veshur uniformën e FSK-së.

    “Dashnia osht forcë që t’veshë me rrobat e krenarisë”, ka shkruar fotografja krahas fotografive të çiftit të ri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!