Bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Anita shpesh poston fotografi nga jeta e saj e përditshme.


Sonte ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi nëpërmjet të cilës lë të kuptohet se bashkëshorti është edhe një kuzhinier i zoti, shkruan Reporteri.net.

Në foton në të cilën ajo e ka publikuar shihet Ramushi në kuzhinë.

Reklamë

Ajo ka shkruar në gjuhën angleze se Hardinaj është duke punuar shumë.

“Working hard”, ka shkruar ajo. Por fotoja mund të nënkutphet edhe si ironi e saj se ai nuk punon asgjë në kuzhinë por merret me telefonin.