×
  • Extra
  • Extra

    Besnik Tahiri thotë që me Golf 2-sha t’Llapit nuk ka

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 10:36

    Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është bërë nostalgjik për kohën e rinisë.


    Ai ka publikuar një video ku shihet duke vozitur një veturë Golf 2, ndërsa tregon se kur ka qenë i ri veturën e parë e ka pasur të tillë.

    Tahiri thotë se me Golf 2 të Llapit nuk ka, shkruan Reporteri.net.

     

    “Kerri i parë që e kam pasë ka qenë Golf 2, të cilin e kam vozitë rrugëve të Podujevës. Sot me shumë nostalgji i ktheva kujtimet e arrita në përfundim që me Golf 2-sha t’Llapit nuk ka. Qeverisja ka me qenë ekonomike, po zhvillimore, ashtu siç është zhvilluar Golfi.
    Motorri qeverisës është gati.#BesnikuiPodujevës”, ka shkruar ai në Facebook. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!