×
  • Extra
  • Extra

    Zgjidhet “dembeli” më i madh në Mal të Zi, qëndroi shtrirë gati 5 ditë

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 14:07

    Dubravka Aksiq nga Podgorica është fituese e konkursit tradicional të shtrirjes, i cili u mbajt në Fshatin Etno të Malit të Zi në Donja Brezna, raporton RTCG, transmeton Reporteri.net.


    Ajo qëndroi shtrirë për 117 orë, duke thyer rekordin e mëparshëm.

    Fituesi do të marrë shpërblim prej 300 euro.

    Rekordi i mëparshëm i të qëndruarit i shtrirë ishte 52 orë.

    Ndryshe, ky është një konkurs në të cilin Mali i Zi është unik në Evropë, dhe është veçanërisht interesant për shkak të stereotipit të pranuar për këtë komb se ata janë dembelë. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!